Kam vajzen 13 muajshe dhe jam ne dileme, se kur tja ben vaksinen e 1 vjec.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 3 months ago #4462 by Facebook
Pershendetje!
Kam vajzen 13 muajshe dhe jam ne dileme, se kur tja ben vaksinen e 1 vjec.
Nje mendim nga eksperiencat tuaja do me ndihmonte shume.
Faleminderit te gjitheve e qofshi mire bashke me bebushat tuaj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 3 months ago #4465 by Facebook
ja komenti i huazuar i një nene në faqen tonë!

Së fundmi ka patur një ngurrim nga ana e prindërve lidhur me vaksinën e fruthit, që nga fjalët që qarkullojnë mes prindërish, mund të jetë shkaktare e autizmit, ndaj ka prej tyre që nuk ua bëjnë vaksinën fëmijëve të tyre. Drejtoresha e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e hedh poshtë këtë tezë. Ajo thotë se vaksina e fruthit është e domosdoshme për shëndetin e fëmijëve. “Shtyrja e vaksinave bën që fëmija të jetë i ekspozuar ndaj sëmundjes. Le ta themi qartë njëherë e mirë se nuk ka lidhje të vaksinës së fruthit me autizmin, kjo frikë që i tremb nënat. Janë bërë studime të shumta tashmë që vërtetojnë se nuk ekziston një lidhje e tillë”, - thotë Bino. Ajo shton se vaksinat që përdoren janë të sigurta dhe të kontrolluara nga OBSH-ja. “Vaksinat që përdoren në kalendarin kombëtar të vaksinimit janë të sigurta dhe parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Zonja Bino këshillon të gjithë prindërit që të ndjekin me përpikëri kalendarin kombëtar të vaksinimit, sepse në këtë mënyrë i mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet e mundshme. Kurse specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Erida Nela, përforcon: “Vaksinat që përdoren në kalendarin kombëtar të vaksinimit janë të sigurta dhe parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Me futjen e vaksinave të reja ndër vite kalendari ynë i është përafruar atyre të vendeve të Bashkimit Europian. Nuk duhet pasur frikë nga vaksinat. Të mos harrojmë që ato i sigurojnë fëmijës mbrojtje nga sëmundje shumë të rënda, të cilat shkojnë deri në vdekje”. Specialistja e ISHP-së këshillon të gjithë prindërit që të ndjekin me përpikëri kalendarin kombëtar të vaksinimit, sepse në këtë mënyrë i mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet e mundshme. “Do t’i këshilloja prindërit të shohin fletoret e fëmijës dhe të kontrollojnë nëse kanë lënë ndonjë vaksinë të kalendarit të paplotësuar. Vaksinimi nuk niset nga fillimi, por aty ku është ndërprerë. Prindërit duhet t’u drejtohen mjekëve të qendrës shëndetësore përkatëse për të marrë më shumë informacion mbi sëmundjet, vaksinat dhe imunizimin”. - See more at: www.noa.al/artikull/m/494054.html#sthash.2GPS2CSC.dpuf

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.220 seconds