Pediatria me thote qe nuk eshte e kenaqur me shtimin ne peshe,

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 3 months ago #1644 by Facebook
Publikojme me shpresen e nenes dhe tonen, se nuk do ti kurseni
keshillat tuaja. 

Pershendetje admin! 
Se pari ju pergezoj per kete faqe qe keni hapur, sepse na vjen ne ndihme te gjitha nenave. 
Doja te beja nje pyetje nese eshte e mundur qe ta publikoni, pasi jam shume e shqetesuar, sepse vajza ime nuk shton shume ne peshe. 
Ka lindur 4kg, ditet e para humbi 300 gram. 
Muajin e pare e kisha vetem me gji dhe shtoi 850 gram, 
muajin e dyte 2 javet e para shtoi vetem 100 gram dhe i shtuam dhe qumesht shtese Aptamil 
dhe shtoi 370 gram gjithsej ne muajin e 2-te. 
Muajin e trete ma la gjoksin fare dhe ishte vetem me qumesht artificial dhe shtoi vetem 380 gram. 
Jam shume e shqetesuar per zhvillimin e saj. 
Djali ka shtuar nga 1kg muajt e pare dhe e kisha vetem me gji. Pediatria me thote qe nuk eshte e kenaqur me shtimin ne peshe, por nuk me sygjeron te bej asgje, as analiza, as ushqim, asgje. 
A ju ka ndodhur ndonjeres, cfare keni bere ne keto raste. 
Shume faleminderit nese do gjeni kohe per tu pergjigjur.

E kemi publikuar mesazhin tuaj dhe mund ta gjeni ketu

www.facebook.com/BebeVogelushe/posts/828779117150048

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.255 seconds