8muajshe nuk me rri ndenjur

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 5 months ago #976 by Facebook
8muajshe nuk me rri ndenjur was created by Facebook
Pershendetje!!!
Ju uroj per kete faqe te mrekullueshme.
Une desha te ndaj nje shqetesim timin per vajzen time 8muajshe +1 jave.
Ajo peshon 7.80 kg eshte e gjate 71cm.
Por cfare me shqeteson eshte se kjo eshte nje femije shume dembele, nuk qendron ndenjur sado qe mundohem une ajo i jep trupit te shtrihet, nuk eshte shume femije i forte ose aktiv...
theksoj se eshte femi i qete dhe shume e qeshur.
Qe 6muajshe therret baba mama dada nënë...
por une shikoj femije qe jane me te vegjel se kjo dhe rrijne ulur vete, ose e mbajne trupin e vet ne kembe...
Pediatra nuk me ka thene gje edhe pse ja kam shprehur kete dyshim... Ju si mendoni moj nena se gjithe diten aty me rri mendja...
them ta shikoj te eci e jam ok.
Me falni qe u zgjata.
Jeni te mrekullueshem!

Nuk do te thote gje kjo, nuk eshte problem.
Femijet ne kete moshe akoma qendrojne me veshtiresi kur e vini ndenjur, verini jastike ne te dy krahet qe te mbeshtetet mos e lini shume ulur deri sa te mesohet shume do ta ndihmonte nje park femijesh qe eshte si nje kosh i madh, por kjo eshte ne qoftese keni mundesine ne qoftese jo vereni poshte ne tapet, qe te mos kete mundesi te bjere dhe lereni te lire vereni ne fillim te ulur dhe pastaj lereni te levize vete.
Femijet e gjejne menyren per tu rrotulluar apo per te levizur, gjithmone mbi mbikqyrjen tuaj, por jo me nderhyrjen tuaj.

Shume faleminderit do i kem ne konsiderate keshillat tuaja.
Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.185 seconds