Sapo i afrohet shkollës, i tërheq këmbët përtokë, e ngre peshë për ta futur,

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7037 by Facebook
Pershendetje B&V!
Jam nena e një djali 7vjecar.
Problemi që kam me të është se nuk do të shkojë në shkollë. Sa here qe ngrihet në mëngjes bëj luftë të madhe për ta detyruar të shkojë në shkollë! Sa është në shtëpi është në rregull, sapo i afrohet shkollës bërtet me të madhe, më tërheq këmbët përtokë, e ngre peshë për ta futur, thotë që ka dhimbje barku, ka ftohtë dhe dridhet.
Theksoj se në kopsht ka qenë njësoj por gjyshërit meqë bënte naze i thonin shpesh: e mirë mos ik sot, por tani nuk mund ta lë pa shkollë dhe nuk di ç'të bej më, I kam provuar me të mirë e të keq, asgjë.
Kjo situatë po më çmend, por besoj se me shumë po e bën atë të vuajë!
Aman moj nena ndonje keshille ju lutem!
Ju falenderoj nga zemra paraprakisht dhe pershendetje nga një nënë tepër e shqetesuar!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7038 by Facebook
E dashur nënë e faqes sonë!
Nuk arrij ta kuptoj se çfarë mund të ketë fëmija juaj me kaq pak info sa jepni, ndaj po mundohem tju ndihmoj me disa supozime.
Me sa shkruani kuptoj se jashtë ambjenteve shkollore femija juaj është i qete. Nëse është kështu atëherë ka dy alternativa:
Me ndihmën e mësuesve mundohuni të kuptoni se çfarë ka djali, nëse ka ndoshta bulli që e shqetësojnë apo keqtrajtojnë, sa preferon shtëpinë para shkollës.
Shokë apo shoqe, ndonje mësues paksa më i ashpër seç duhet, që me kujdes, delikatesë, por me shumë vendosmëri duhet hetuar dhe djali juaj të mund të hapet me ju.
Një tjetër alternativë mund të jetë edhe ndonjë situatë e shqetesuar në familje, ndoshta ndonjë zënkë mes prindërve dhe fëmija nuk shkon në shkollë, sepse ka frikë se nuk e kontrollon dot gjendjen.
Ndoshta edhe gjyshërit ia kanë plotësuar çdo tekë dhe tani është e vështirë të merret në dorë gjendja
Kur të jeni siguruar se askush në shkollë nuk e shqetëson, nuk duhet të dorëzoheni para tekave të tij. Duhet ta ndihmoni të hapet para botës dhe njerëzve, miqve, shokëve, mësuesve, të mësojë të shoqërohet edhe jashtë folesë së familjes së tij.
Duhet ta ndihmoni të fitojë besimin dhe sigurinë si jashtë edhe brenda familjes, që të mos ndihet i braktisur, duhet t'i përsërisni shpesh se pas pak orësh do kthehet në shtëpi dhe do ta gjejë shtëpinë po njësoj siç e la. Shpresojmë tju kemi ndihmuar sadopak!
Urimet tona më të mira!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.159 seconds