Uleret me te madhe kur i afrohet t'a puthe i ati. E merr dhe e gjuan me shpulla dhe nisin bertitjet.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago #6716 by Facebook
Miremengjesi!
Kam nje vajzen 24 muajsh. Eshte shume e lidhur pas meje.
Per pjesen e dites, kur jam ne pune, kujdeset motra ime.
Goca vete me shume qejf ne cerdhe dhe rri me shume deshire me motren time.
Problemi eshte se goca ime, e largon babin, nuk do qe ai t'a preke me dore, t'a perqafoje, t'a perkedhele...
Kur shkojme t'a marrim uleret me te madhe kur i afrohet t'a puthe i ati. E merr dhe e gjuan me shpulla dhe nisin te bertiturat. E njejta gje kur i ati vjen t'a pershendese ne mengjes. Nuk e do ne asnje menyre pranine e babit.
Vuaj shume per tim shoq, kur e shoh, qe merzitet per kete, them se do i kaloje, por ai nuk ka besim.
Ju lutem me thoni si te veproj! Cfare mund te bej per t'a ndryshuar situaten?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago #6717 by Facebook
E dashur mami e forumit tone!
Duhet te perpiqeni te kujtoni, qe kur ka kete sjellje bija juaj, kundrejt te atit. Ka pasur ndonje arsye, situate e veshtire, menyre tjeter edukimi, ndodhi e vecante?
Ju shpreheni se vajza eshte shume e lidhur pas jush, ndaj mundohuni te organizoni se bashku me babin caste loje, shetitjet, aktivitete argetuese, ne menyre qe vajza te ndihet sa me e sigurte ne shoqerine e te atit.
Pershendetje te miresjellta!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.336 seconds