- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Lindja e fëmijës
- Depresioni post-partum
- Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo?
× Të kuptojmë simptomat, të zbulojmë arsyet...
Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo?
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 7 months ago #2659 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo? was created by Facebook
Kur lind fëmija yt, ti si njeri nuk ekziston më.
Kur u bëra nënë, asnjë nuk u kujtua më për mua! Duket se të gjithë të bëjnë pyetjet: hë çfarë bën biri? I dhëmb barku? Ia ke dhënë vitaminat? Ua sa i lehtë në krahë, I jep qumesht njëzet minuta tek çdo gji, njëherë në tre orë? Nuk ka ftohtë nga këmbët? Pse ia lë duart zbuluar? Bëri gromësimën? E mbajtje mirë kur e lave? Mbaje mirë se s'po pi hiç, zhvishe se e plase, ngrihu, tundu, mos rri si do së, vetëm gjumë: polle, rrite, unë i rrita të mitë. Duket sikur pas lindjes ti kthehesh në një trup transparent, që pret prej ditësh të të bjerë telefoni dhe të të pyesë: si je? Plaga të dhemb? Ke nevojë për ndihmë? Si e ndjen veten? Merr vitaminat në rregull, se këputesh nga dobësia trupore? Alo, e dashur ke nevojë për ndihmë? Nuk do të lë në kthetrat e depresionit...
Fëmijën e desha me gjithë forcat e mia dhe ishte frut i dashurisë, por dikush duhet të na lajmërojë se asgjë nuk do jetë e lehtë, sidomos kur ke njerëz rrotull, që nuk të kanë dashur kurrë dhe kurrë nuk do të duan.
Ndihesha aq keq pas ardhjes së bebit, sa ndonjëherë e gjeja veten duke e parë dhe duke i thënë në heshtje: të desha, por tani jo më. Dua të kthehem si më parë..... sigurisht që askush nuk i di mendimet e mia, kam frikë se do më gjykojnë të pashpirt, gjakatare, nënë kriminele. I them këtu ku dhimbja shprehet pa emër, ndërkohë që mendoj se kjo ulërima e heshtjes sime, po nuk u dëgjua nga dikush, do të më shkatërrojë lidhjen time me vajzën. Mjerë unë ku, ku...
Foshnja ime më buzëqesh nga krevati i saj dhe unë ndihem si fantazmë, bosh, pa harè, pa ndjenja, pa gëzim mëmësor, siç lexoj shpesh tek nënat e tjera. Ato jetojnë për foshnjat e tyre, unë lotoj dhe më mbahet fryma nga trishtimi.
Zot pse u ktheva në një përbindësh, unë isha e lumtur kur të mora në krahët e mi për herë të parë.
Marr të shoh albumin me fotot e shokëve dhe shoqeve të punës dhe shoh një grua të lumtur, që ka forcë të punojë mbi trembëdhjetë orë në ditë, mes gazit dhe plotësimit të vetes, respektin që të fal për veten, puna. Ndërkohë sot dal para pasqyrës dhe shoh flokët e pakrehur, pizhaminat më rëndojnë mbi trup dhe nuk kam fuqi as ti ndërroj gjatë ditës, rrathët e zinj poshtë syve, shikimin e zbrazët, që nuk gjen më as pikë boshe ku të mbështetet, trupi, barku, kofshët të strukur pas rrudhave dhe vijave të kuqe në Violës, gjiri rrjedh gjak.....
O Zot pse sime bije duhet ti binte për pjesë një nënë egoiste si unë, që s'ndjen asgjë kur i buzëqesh, ndërsa foshnjat e tjera që shoh rrugës rrezatojnë lumturi, puthje, përkëdheli pa fund nga buzëqeshjet e nënave të tyre të lumtura?!!!
Dikush më thotë janë thjesht shpërthime të zakonshme, që u ndodhin të gjitha nënave, por që nuk guxojnë t'ia përshpërisin as vetes, dikush më thotë janë plagët e gjirit, dikush qesh me harbutëri: sa pordhë që ke o gocë, ne s'kemi ku të çojmë tonat...
U bënë ditë, që pres një telefon, një zë motre, a nëne që të më thotë: unë jam këtu për ty, nuk shkoj derisa të ndjehesh mirë, të ndihesh grua, por një grua, që nuk ka frikë të jetë edhe nënë. Por asnjë premtim nuk u mbajt, as shoqëria nuk më takon më, pasi linda vajzën. Edhe me lebër të kisha qenë, dikush do të trokiste në derë, por askush, asnjë fjalë, asgjë, heshtje...
Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo?
Kjo histori ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe është shkruar nga administratorët e faqes Bebe & Vogëlushë. Nëse dëshironi të na besoni historitë më domethënëse të jetës jeni të lumtur ti publikojmë!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
10 years 7 months ago #2662 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo?
Ja dhe komentet e nënave tona në Facebook
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9910...46307063333&refid=17
m.facebook.com/story.php?story_fbid=9910...46307063333&refid=17
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Lindja e fëmijës
- Depresioni post-partum
- Unë kam lindur, por nuk jam mami! A ka fatkeqësi më të madhe se kjo?
Time to create page: 0.209 seconds