× Të kuptojmë simptomat, të zbulojmë arsyet...

Foshnja mund të jetë Dawn. Njerëzit e tim shoqi donin të dështoja.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2613 by Facebook
Njerëzit e dashur të familjes së tim shoqi U përpoqën me të gjitha forcat që unë ta dështoja foshnjën time. Preteksti? Jeni të rinj, ku ju çon mushka?! Me gjithë këmbënguljen e tyre të padrejtë luftuam me të gjitha fuqitë këtë makabër, pa shkak, I duruam të gjitha kundërshtimet e tyre dhe sot të gjithë jemi të lumtur, që ai ka ardhur në jetë.
Ishte viti 2010 kur vendosëm të merrnim rrugën e mërgimit për një të ardhme më të mirë. Vuajtëm shumë dhe gjej rastin të falënderoj miqtë tanë, që na hapën dyert e shtëpisë së tyre dhe na ndihmuan për të gjetur edhe punë. Pa ta nuk do t'ia dilnim dot të rregullonim jetën tonë plot fat e lumturi.
Pas pak muajsh mbeta shtatzënë. Në fillim lajmëruam prindërit e mi. Sigurisht që nuk e pranuan idenë me qejf të madh që në fillim, por më pas gëzuan njësoj si ne të dy.
Familja e tij absolutisht kundër! Nuk linin orë pa marrë në telefon të birin dhe ishte thonin nga vajte e gjete atë? Ajo është e pandershme, të ngeci ty ore qyqar, sa shpejt tu dorëzua, nuk i pritej, duhet të abortoja se unë nuk isha e ndershme dhe kushedi nga e ka përdredhur bishtin që ngeli kaq shpejt shtatzënë e të tjera si këto...
Kur dëgjova për herë të parë rrahjet e zemrës së tij, vendosa tu hiqja vizën gjithë llafeve të të pashpirtëve. Ato rrahje zemre na lidhën pazgjithmërisht me njëri-tjetrin. E ndjeva se asgjë nuk mund të na ndante!
Por ankthi im i vërtetë filloi pasi doktori na paralajmëroi, se foshnja mund të kishte sindromën Down. Të gjithë njerëzit e burrit mu vërsulën duke më thënë të dënoi Zoti që tradhtove djalin tonë....
U mbylla në vetvete dhe qaja pa pushim. Isha vetëm 16 vjeç dhe nuk dija ç'të bëja! Ju betohem që asnjëherë nuk e mendova dështimin, por nga ana tjetër isha e dëshpëruar dhe pa dëshirë për të jetuar më.
Për fat pas analizave të posaçme të ujit të barkut foshnja ime ishte e shëndetshme si Molla. Një gëzim i paparë më pushtoi të gjithën.
Foshnja ime rritej përditë me përkëdheljet e mia dhe zërin dhe puthjet e barkut të të atit.
Më 16 Shkurt 2011 lindi I vogli ynë Noel. Dashuria jonë më e madhe. Dhe jo vetëm e jona, por edhe e atyre, që sot hiqen si njerëzorë dhe me shpirt të bukur. E atyre që dje donin ta shkulnin nga barku im dhe ta hidhnin në plehra.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2614 by Facebook
Kjo histori ka mbërritur tek Bebe & Vogëlushë në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Ju ftojmë të na shkruani historitë më domethënëse të jetës suaj dhe të bëheni pjesë aktive e shoqërisë sonë të mamave B&V. ju mirëpresim! :)

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.192 seconds