× Të kuptojmë simptomat, të zbulojmë arsyet...

Përshëndetje mike! Jam e dëshpëruar, jam fatkeqe...! Abort spontan në muajin e tetë është drama më

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago #2550 by Facebook
Përshëndetje mike!
Jam e dëshpëruar, jam fatkeqe...! Abort spontan në muajin e tetë është drama më e madhe që mund ti ndodhë një gruaje! Kishim përgatitur dhomën, lyem vetë muret për vajzën time të bukur, engjëllin tim pa krahë, për të fluturuar tek unë! Vumë krevatin dhe vasketën.... Karroca dhe çarçafët e bukur me ngjyrë rozë dhe papuckat e saj të vogla me fjongo... I qëndisi vetë gushoret dhe gjithë sendet personale në raftin e vet... Mami dhe babi sot të mbetur vetëm, pas ikjes tënde falën gjithçka një vajze tjetër që mezi po presin të lindë. Ndoshta ju mërzita dhe po e lë me kaq historinë me fat hidhur të jetës sime... Ju shkruajta sepse ndonjëherë mes lotësh mendoj se meqë i dhurova rrobat dhe sendet e vajzës a sjell fat ti falësh? A do të kem një fëmijë tjetër. Ndoshta bëra gabim dhe sjell ters? Nuk më dhimbsen, bëra mirë që i hoqa nga shtëpia, ndryshe do rrija në dhomën e saj duke thithur aromën e saj mes lotësh të hidhur. Ju lutem më qetësoni sadopak, nëse do më thoni, çfarë besoni ju normalisht mbi traditën e të falurit të rrobave të bebit kur foshnja yt nuk është më!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.187 seconds