Sì ti ndihmojmë fëmijët të mos thonë gënjeshtra
Fjala e pare, qe thone psikologet, kur behet fjale per genjeshtrat e femijeve, eshte se perfaqsojne nje faze zhvillimi mjaft normale, qe u ndodh te gjithe vogelusheve dhe madje qenka e nevojshme :) Genjeshtra ne nje fare menyre tregon zgjuarsi dhe koificient te larte inteligjence.
Boh! Per si e mendoj, kur me thone grate: iiii sa genjen ky i joti, ky i imi nuk genjen kurre, me vjen ti them ik pirdhu vetepermbajtjes dhe te perqafoj instiktin tim te fshehur vrases, qe me flet embel dhe mpreh shpaten nga shpatlla e majte :) nejse qesh hidhur dhe kalon edhe kjo menxyre qe na bere! Si genjeve ne sy te asaj mishit me dy sy, qe shef qimen ke syri im dhe nuk shef tullen
(qe i chaton cuni me lloj lloj ne linje dhe e lene pa kontroll nga mjesi deri ne darke) tek syte e vet, qe i dalshin syte kallup inshallah! :)
Qe kur mora vesh si e mendokan psikologet kam rene rehat vallahi, nuk e vras me mendjen, i them grave, te mos genjesh nuk eshte vlere, i mbledh nja dy rregulla sa me nje psikolog me nji tjeter dhe mesoj si duhet vepruar, kur ngelim si kastraveca: ue si ma hodhi prape ai kelyshi im mua?! :)
Mblidheni mendjen, nuk genjejne per tjua hedhur juve, por sepse:
keshtu ndertojne hapesiren e vet sekrete, nje vend mes imagjinates dhe realitetit, nje vend te fshehte ku fusin, ndjenjat me intime, xhelozite, gjerat nga te cilat u vjen zor, apo genjeshtrat qe ne prinderit na japin zhgenjim, qe femijet kur e shohin ne fytyren e prinderve (nenes, per meshkujt dhe babait per femrat) i le pa fryme dhe te frikesuar. Ndaj asnjehere te mos e marrim per personale dhe te mos na shohin asnjehere te inatosur dhe te zhgenjyer nga femijet tane.
Rreth 3-4vjec femija yne zbulon genjeshtren, trillimin, ose fshehjen e se vertetes. Shprehja qe degjojme gjithe kohen eshte: nuk isha une! Kjo shprehje tregon se femija nuk do te deshironte me gjithe mend ta kishte bere veprimin e gabuar. Mendojne se duke genjyer veprimi fshihet dhe nuk ka egzistuar kurre. Lerjani kohes, sepse do ta kuptoje qe realiteti nuk fshihet.
Le te merremi pak me moshen 8-10 vjec! Genjeshtra merr emrin
Fshehje e se vertetes. Femija tregon notat e mira, por jo sjelljen e keqe sot ne klase. Fshehja e lehteson nga ndjenja e fajit, qe ka bere, duke menduar se he se nuk e genjeva per gjithcka, nje pjese e thashe :) pra e nxjerr nga sikleti me justifikimin: me beso, nuk e dija, me doli nga mendja, do ta thoja te betohem!
Gjate adoleshences genjeshtrat u sherbejne femijeve per te ndertuar identitetin e tyre dhe rrugen drejt pavaresise.
Llojet e genjeshtrave dhe rendesia e te korrigjuarit te atyre me me peshe.
1. Nuk e bera une! Duhet te zhduken me moshen, nese jo pas museo se 7vjeceve do te thote qe femija ka frike nga denimet e renda te prinderve, por sidomos zhgenjimi i tyre. Femija ndjen shume frike dhe pasiguri ndaj mendon se eshte me mire te genjeje, sesa te na zhgenjeje ne prinderit (me rafte pika, qe s'dashka te me merzitka ky i imi mua😊). Shprehja qe na shpeton eshte: i ndodh gjithkujt te gaboje si ty, nuk ka asgje per turp, apo s'ke pse ndihesh ne faj.
2. Genjeshter me te vertete e rende eshte ''nuk isha une, por ai'' sepse femija duke u perpjekur te shpetoje veten, perpiqet ''te shkaterroje'' tjetrin. Nje genjeshter kjo, qe edhe pse klasifikohet tek sjelljet antisociale duhet trajtuar me shume zemergjeresi, nese duam te ndryshojme sjelljen e femijes. Shprehja qe na shpeton: le te flasim per ate qe ndodhi, ka shume rruge per ta perballuar kete qe ndodhi dhe nese ben dicka, u be tashme, por duhet te tregosh vetem te verteten, nuk duhet te thuhen genjeshtrat dhe duhet te mbash pergjegjesi per veprimet qe ben.
3. Mburrjet. I thone per tu dukur me mire sec jane ne te vertete para te tjereve dhe per te shfryre manite e madheshtise qe shtrihen deri ne ambjentet e shtepise.
Me shume se genjeshtra jane perpjekje per te shkembyer realitetin me imagjinaten. realitetin Psh. te vegjel femijet fillojne dhe rrefejne histori, per te kundershtuar inferioritetin, duke perdorur ate qe quhet sensi i plotfuqishmerise. Tek femijet e vegjel mburrjet nisin per te perfunduar ne lojen e njohur: kush genjen me shume. Po shpik qe po shpik, ta shpik tamam! :) Ne kete rast nuk duhet te shqetesohemi, eshte thjesht loje, ndersa nese me genjeshtrat e tij femija shtremberon sistematikisht realitetin, psh per te pershtatur situaten e vet familjare, me ate te femijeve te tjere, atehere duhet treguar kujdes se mos femija vuan nga nje lloj ndjenje forte inferioriteti shoqeror. Marrim rastin e nje femije qe prinderit e kane bere pjese te nje mjedisi snob, duke pasur me pak se te tjeret dhe duke u ndeshur cdo dite me kete realitet, femija vuan pa shkak dhe nuk ndihet i qete ne maredheniet me shoket, gestione qe shton edhe me tej inferioritetin e tij.
4. Genjeshtra ngushelluese. Femija shpik histori me fund te lumtur per tu ndjere mire, ngushelluar, te gjeje siguri apo te zgjidhe gjendjet e veshtira.
Ketu e kemi pak fajin vete, sepse flitet per femije qe nuk marrin shume dashuri dhe nuk i kushtojme kohe sa duhet. Keshtu me ane te imagjinates femija nderton familjen, ata qe ai i quan miq te shumte, por qe ne fakt i njeh shume pak dhe prinderit ashtu sic do te donte ai ti kishte. Prinderit e ketyre femijeve duhet ti ndihmojne te krijojne me shume shoqeri te vertete dhe ti kujtojne here pas here se ai ka cilesi shume te mira, qe duhen permendur vazhdimisht nga prinderit.
Ja dhe disa keshilla te fundit si te shmangim genjeshtrat.
Mos te rrisim pritshmerite ndaj femijes. Mos tu kerkojme te bejne te pamunduren dhe as ate qe ne mendojme se eshte i zoti ta beje.
Tu shpjegojme atyre rendesine e te qenit i ndershem dhe te thone gjithnje te verteten.
Tu shpjegojme se kush thote te verteten do ti afrohen me shume miqte, kush genjen i largon miqte.
Shpjegoni femijes ku mbaron realiteti dhe ku fillon fantazia.
Kur tregon brockulla thoni: kjo eshte nje histori me te vertete e bukur.
Kur genjejne ka shume mundesi qe te kene nje deshire, psh isha me mamin dhe babin ne piknik, por ju nuk dilni shpesh si familje, femija shpreh nje deshire per te bere nje piknik. Dilni familjarisht piknik, ose shpjegojani pse nuk mundeni. Mos etiketoni asnjehere me fjalet ''genjeshtar, mashtrus, etj sepse keto fjale ne vend qe ta inkurajojne, e bejne femijen te mendoje se ai vertet eshte i tille.
Nese femija e tregon genjeshtren mos e denoni, sepse keshtu nuk do te mendoje se te thuash te verteten je nje budalla qe ndershkohesh dhe te genjesh je nje i mencur qe shpeton pa lagur dhe vleresohesh.
Bejeni te besoje se ju nuk do ta rrihni, apo ti bertisni kur tregon, keshtu do ti dale frika dhe do tju tregoje te gjitha rrenat... por edhe pse brenda zjeni nga inati qe ju ka shujt ne rrena, detyrojeni veten te buzeqeshni dhe ti thoni me pas serioze: nuk thuhen genjeshtrat. Sa me shume besim do ti jepni se ju nuk do i bertisni dhe denoni, por do bisedoni, aq me pak do tju genjeje ne te ardhmen.
Mos e denoni per genjeshtra te vogla, sepse ka rrezik te ktheheni nga fillimi, pra te genjeje serish per ti t'ju shmangur denimit.
Kur thote shume genjeshtra mos u nervozoni apo inatosuni, por pyeteni: pse nuk me the te verteten? Ti e di si si ka thene mami, hajde ma thuaj, se une do te tregoj plot rruge te tjera te mira, ne vend te genjeshtres! Psh nje rrugezgjidhje mund te ishte kjo... here tjeter vepro keshtu...
Dhe e fundit behu shembull i mire.
Edhe kur ata ju bejne pyetje te sikletshme gjithmone thoni te verteten. Nese prindi genjen, atehere edhe femija ndihet autorizuar te genjeje! Si te verteten ashtu edhe genjeshtren femija e meson nga shembulli qe jep prindi! Eeeee prape neve prinderve na e ngjeshen fajin keta mor jahu! C'paskan qene mor Zot i modh! :p