× Ushqyerja me gji, gjivakti, heqja e gjirit...

27 muajshe dhe e bera ate gomarllek ja hoqa gjirin

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 3 months ago #4684 by Facebook
Pershendetje nena dhe adm.
Jam ajo nena qe para nje jave kam shkruar se do ti hiqja gjirin vajzes time 27 muajshe dhe e bera ate gomarllek ja hoqa gjirin,
Te enjten e kaluar ne mengjes nuk ja dhashe me..po behet nje jave dhe ne te dyja nene e bije po digjemi nga malli i atyre momenteve magjike..
Vajza nuk pranon me ta fusi ne goj pasi ka frike se un e kisha bere me te kuqe dhe u tremb se mund ti djegi gojn por nuk e harron ne asnje moment dhe me ben pyetje indirikte per te kuptuar nqs eshte sheruar dhe tani mund ta pij, ne gjum luan gojen sikur po pi, naten qohet ne oraret qe kishte per te pir qan shum, godet veten, mua sme do afer, gjat dites eshte shum nevrike, nuk ushqehet mir. Edhe un jam shum keq nga kjo situat , perveq mallit dhe nostalgjise per ato momente po vuaj edhe faktin se vajza me eshte larguar, Edhe une gjithashtu qaj shume por jo ne sy te vajzes. Me falni qe u zgjata por kisha shume nevoje te shfryhesha me dikend qe mund te me kuptoje..
Ju lutem a mund te me tregni nga ekseriencat tuaja sa mund te zgjasi kjo situate se po vazhdoi shume ne te dyja do kalojme ne depresion..
Ti keni me jete bebushet..!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.193 seconds