× Ushqimi me gji, arificial, dyshime dhe opinione

Kam cunin 13 muaj, por qe nje kohe po me shkakton shume naze ne ushqim.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9152 by Facebook
Pershendetje nena!
Kam cunin 13 muaj, por qe nje kohe po me shkakton shume naze ne ushqim. Ushqimin nuk e do me luge dhe nuk po ushqehet si me herët.
Sa ka qene me i vogel ka ngrene me shume. Ushqimin duhet t'ja jap me pak buke dhe me dore. Sepse buken e do, por nuk po mundem te gjitha gjerat tja jap me buke dhe me dore.
E keni kaluar dikush kete faze sa zgjat?
Dhe gjerat i do pa blender.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9153 by Facebook
Të mësuarit e shijeve dhe kurioziteti për ngjyrat dhe ushqimet e tjera ndjek një cikël dhe sidomos ritëm personal që ndryshon nga fëmija në fëmijë.
Sigurisht prindërit duhet ta respektojnë këtë ritëm, por njëkohësisht duhet të bëjnë shpesh propozime të larmishme ushqimore dhe të eksperimentojnë me këmbimin e shijeve të reja.
Nëse dhëmbët kanë dalë tashmë kur të ngrohet koha filloni t'i propozoni shijet e reja.
Për këtë periudhë lëreni të sorrollasë nëpër duar duke njohur dhe provuar ushqime si copa buke, copa pice, copa frutash, biskota, pra ushqime që nuk shkriftëhen dhe thërrmohen kur i fut në gojë.
Tek supa provoni të fshihni pak makarona mikron ose drithëra në formë mielli të gatuar paraprakisht.
Mielli multidrithë zëvendësojeni me semolin dhe djathë kaçkavall të grirë hollë, provoni të gatuani harapash me perime të zjera dhe më pas të blinduara.
Mos e sforco të hajë, por edhe mos e lër të të komandojë.
Përshëndetje të përzemërta!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.248 seconds