× Këshilla, mendime, kuriozitete për pritjen e embël!

Ua kemi dhene lajmin e shtatzanise vetem mamave tona! Mami i tij u xhindos keq, mami im jo!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8317 by Facebook
Pershendetje B&V!
Jam nje vajze e re shtatzane, dhe mbusha para nje jave 19 vjec.
I dashuri im eshte 24 vjec dhe kemi 3muaj bashke.
Shkojme shumë mire si cift dhe ai u gezua shume kur mori vesh se po vjen nje femije.
Qe diten qe e mori vesh jemi afruar akoma me shume me njeri tjetrin dhe ai me thote te mos frikesohem nga gjendja ekonomike e veshtire, se do ia dalim.
Ua kemi dhene lajmin vetem mamave tona!
Mami i tij u xhindos keq, mami im jo!
Tani kemi edhe një problem shume te madh, si do ja themi baballarëve tane!
Po te mos pranojne edhe ata?
Po te xhindosen dhe ata?
Çdo te bejme?
Sidomos timin qe eshte larg ne emigracion dhe e shoh shume pak.
Kam shume frike!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8318 by Facebook
Pershëndetje e dashur zonjushë, mike e faqes Bebe&Vogëlushë!
Ju tashmë po prisni diçka të mrekullueshme në jetën tuaj, po i jepni jetë një jete.
Sigurisht që përkrahja prindërore është shumë e rëndësishme për një cift të ri si ju, por në këto çaste duhet të shihni aftësitë tuaja dhe me sa kuptoj i keni të gjitha mundësitë t'a prisni me dashuri edhe pse me sakrifica këtë jetë të re.
Nëse prindërit tuaj nuk janë dakort me këtë shtatzani, rrini të bashkuar me djalin që doni dhe t'a përballoni me të gjitha forcat lidhjen tuaja, para prindërve duke ua bërë të qartë atyre se keni zgjedhur t'a mbani këtë bebush!
Urimet më të mira nga nenat e Bebe&Vogëlushë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.233 seconds