9muajshku mund ta gjej nje produkt bimor per rritje rezistence

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 5 months ago #1013 by Facebook
Pershendetje.
Ju lutem informacion se ku mund ta gjej nje produkt bimor per rritje rezistence per vajzen time 9muajshe qe quhet Imungen.
Nuk po e gjej ne asnje farmaci.

Perse duhet ti jepni femijes produkte per rritjen e rezistences? Ja u ka rekomanduar mjeku?
Ka femija juaj ndonje problem qe duhet ti jepni kete plotesues, medicina qe shkruani eshte plotesues ushqimi dhe nuk eshte vetem bimore ka dhe produkte farmaceutike ne perberje pervec elementit bimor.

Pardje i kam bere te gjitha analizat dhe me doli me anemi te theksuar ndoshta edhe nga analizat e shpeshta qe i kam bere me rekomandim mjeku patjeter.
Doli edhe me bronkiolit.
Ndoshta gjithe keto here te shpeshta qe eshte semurur me temperatura kane qene edhe gjendje virale te shpeshta, qe ka kaluar sepse eshte ne cerdhe.

Po dhe cfare i ka dale nga analizat dhe mjeku jua rekomandoje kete mjekim apo ju ka dhene dhe dicka tjeter?


Doktori me rekomandoi kete dhe me tha qe eshte bimore dhe une prandaj po e kerkoj.
Ne analizat e para qe i kam bere mi doli limfomonocitoze, analizat i bera tek intermedika:
sedimenti 90.
Pritem edhe pak kohe dhe ja perserita i dolen tjeter per tjeter i ishin rritur neutrofilet pastaj doktori i hodhi poshte te dyja, sepse edhe niveli i hemoglobines kishte dale shume te larte.

Po per anemine nuk ju rekomandoi te merrni pika hekuri per femijen, perderisa thoni qe eshte shume anemike?

Plus edhe dy here te tjera mi kane marre gjak, sepse e kam patur ne spital.
Po, po e kam mbajtur me bimbovit ferro nga 5pika.
Ka nja nje muaj e gjysme, por tani kam nje tjeter dy x 12 pika.
Nuk di cte them jam stresuar e merzitur shume, sa tani meqe bera edhe kete analizen e fundit dhe nuk i doli gje i bera ne shtet. Nuk dua ta ngacmoj fare gocen. Per nje periudhe kohe ta marre veten biles edhe kete te rezistences e kam patur me dy mendje per tja dhene.
Me doli edhe me nje bronkiolit dhe ndoshta kjo ja ka provokuar temperature, gjithsesi ju faleminderit per keshillen.
I kam filluar trajtim me boronica te ziera dhe patjeter supen me jeshillleqe cdo dite dhe thjereza. Shpresoj te kem rezultatin e duhur!

Jepini femijes ushqim sa me plote me proteina si mishi i pules, mishi vicit.
Mund tja jepni 3here ne jave, perime te ndryshme qe ndihmojne ne rritjen e parametrave te gjakut si preshi, qepa, vini nga nje cape tek pureja e perimeve shtoni ne te sasine e karrotes.
Jepini kremrat qe jane te mbushura me vitamina dhe sigurisht qumeshtin.
Nuk e di e keni me gji apo me formule.
Mos u shqetesoni se cdo shqetesim i juaji e trasmetoni dhe tek femija juaj, i cili i kupton te gjitha.
Femijet jane shume elastike dhe organizmi i tyre reagon pozitivisht, ndonjehere me pak vonese por reagon dhe cdo gje do te jete per me mire.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.310 seconds