Si të lirojmë hundët tek foshnjat dhe fëmijët?

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9458 by Facebook
Ftohja (Riniti) shkakton probleme tek foshnjat, sepse pengon në dhënien gji si dhe gjumin. Në muajt e parë të jetës fëmijët nuk marrin dot frymë me gojë, por me hundë. Për të ndihmuar në ftohjen apo zënien e hundës përdorim lëng fiziologjik (klikoni këtu për të mësuar si përgatitet lëngu fiziologjik në kushte shtëpie www.bebevogelushe.info/item/si-te-pergat...kimin-e-hundeve.html) zakonisht disa herë në ditë 2-3 pika tek foshnjat e porsalindura dhe gjysmën e shishkave të posaçme të lëngut fiziologjik në cdo vrimë të hundës tek fëmijët mbi 3muajsh, si rregull 15-20 minuta para gjumit të natës ose vakteve të ngrënies, shtrirë me kurriz dhe koka e përkulur shumë mbrapa.
Ky operacion përsëritet pas 5-10 minutash për t'i lënë sekrecionet të zbuten mirë dhe tërhiqen me pompëzën e posaçme nëse nuk jashtëqiten vetiu. Temperatura dhe mjedisi i brendshëm duhet mbajtur i lagësht me anë të umidifikatorit.
Pas përdorimit umidifikatoret nuk duhen harruar të zbrazen sepse krijohet myk.
Zakonisht fëmijët shërohen brenda një ose dy javësh.

(Nëse dëshironi të jepni mendimin tuaj mbi këtë mesazh lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)

Fëmija duhet dërguar menjëherë tek mjeku kur:

sekrecionet e hundëve ose gëlbaza janë në sasi të mëdha dhe ngjyrë të gjelbër

Vështirësi në frymëmarrje

Frymëmarrje e përshpejtuar

Kollë e përhershme

Vrima të hundës të skuqura dhe lëkurë e kraharorit e tendosur kur merr frymë ose buzë me nuanca blu

Nervozizëm i tepruar

Gjumësi e tepërt

Humbje oreksi

Temperature mbi 38° e matur nga anusi (byçi) .

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.581 seconds