× Vjellje, probleme të vogla, sëmundjet më komplekse

Jam shtatzene 7-8 javeshe. Kam vuajtur nga veshkat por smarr dot ilace. Ndonje mjekim popullor?

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 5 months ago #1188 by Facebook
Pershendetje e dashur Elda, ju pergezoj per faqen tuaj, sepse na vini shume ne ndihme me keshillat tuaja dhe ju uroj suksese te metejshme!!
Problemi im qendron ne faktin se une jam shtatzene me femijen e dyte, duhet te jem 7-8 javeshe dhe po pres per ekon qe behet kur mbush 12 jave, sepse une jetoj ne Angli dhe ketu nuk te bejne eko pa mbushur 12 javet, ka mbi 3muaj, qe une nuk e mbaj urinen dhe urinoj shume shpesh ne banjo dmth edhe para se une te nisja kete shtatzani, bera analizat e urines qe kishin dale mire dhe gjithashtu kam bere dhe nje eko per te pare veshkat dhe traktin urinar, sepse ka rreth 12vite qe vuaj nga dhimbja e veshkave. Perpara nuk me dhembnin shpesh max 2here ne muaj, sidomos kur kembet e mia ishin te ftohta mua direkt me kapte nje krize e forte ne veshka, sa duhet te shtrihesha direkt, sepse me bie tensioni dhe krizat jane aq te forta dhe mezi marr fryme.
Kam bere eko ne Shqiperi dhe gjithmone me thonin qe kam kristale qe kur levizin ne veshka japin kete dhimbje.
Kam marre mjekime te ndryshme, po asnje permiresim.
Ne shtatzanine e pare kam bere nje eko ketu ne Angli dhe me
Doli mire dmth asgje per tu shqetesuar dhe kam qene ne muajin e 7-te kur kam bere kete eko.
Nderkohe ne lindje mua me kap ajo kriza e tmerrshme e veshkave dhe si asnjehere tjeter une nuk levizja dot absolutisht, femijes i rane rrahjet e zemres, sepse une desh humba ndjenjat nga kjo dhimbje aq e madhe dhe pastaj me kane mbajtur nen nje vezhgim shume te rrepte deri sa femija doli ne drite.
Tani ka disa dite qe krahas faktit qe une shkoj ne banjo shume shpesh, se nuk e mbaj dot urinen.
Sikur nje gote uje te pi pas 45min duhet se sben te shkoj ne banjo tani kam dhimbje ne te dy veshkat, nje si tip rendimi dhe nuk ndihem aspak mire :-( pyetja qe une kam per gjithe nenat eshte:
A dini ndonje bime mjekesore ose ndonje gje popullore qe mund te me ndihmoj te kaloj kete periudhe te pakten sa te mbush 12jave se as ndonje ilac nuk marr dot pa bere bebi 12jave!
Jam shume e merzitur, ju lutem me ndihmoni, me falni se e di qe jam zgjatur tej mase shume.
Anonim ju lutem!!!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.334 seconds