Si ndihet një fëmijë kaq i vogël, para një babai, që i rreh të ëmën!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #6849 by Facebook
Kërkoj ndihmën tuaj nëna të dashura!
Jam shumë keq.
Burri im është: ke burrë? Kam!
Kështu ka qenë gjithmonë, por sot më ka futur duart në grykë dhe më la shuk në tokë, nuk merrja dot frymë dhe e gjitha kjo para djalit tim 7 vjeç.
Kam gjithë mbrëmjen, që mendoj se si ndihet një fëmijë kaq ishte vogël, para një babai, që i rreh të ëmën! Zemra ime e vogël dridhej dhe i shpërthyen lotët në fytyrë! Çfarë mendon? A vuan? A është tmerruar? Dhe burri jo vetëm që nuk pendohet, por i thotë djalit të rrijë si grua, mos ma hapi sqepin se ju përzura të dyve!
Më falni se ndoshta ju mërzita, por më besoni, jam pa rrugëdalje!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6850 by Facebook
E dashur mami!
Situata ku jetoni është shumë e rëndë dhe jo vetëm për frikerat, që mund të ngjallni tek fëmija juaj, por mbi të gjitha për martesën tuaj, që sipas meje funksionon shumë keq. Vë re që shqetësoheni vetëm për fëmijën tuaj, çfarë ndjen fëmija juaj, ndërkohë që duhet të pyesni si ndiheni ju vetë kur burri ju futi duart në grykë dhe ju la pa frymë, para fëmijës suaj.
Kur t'i ktheni përgjigje vetes, mos kini frikë të kërkoni ndihmë, sepse jeni në një situatë, ku ju duhet me të vërtetë ndihmë e madhe! Kërkoni ndihmë nga familjarët tuaj, mikeshat....

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.276 seconds