Kur e zhvesha pashë në kurriz dhe në krahë shenja ngjyrë violetë e lehtë.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago #2593 by Facebook
Përshëndetje BebeVogëlushë!
Dua t'ju pyes për diçka shumë të rëndësishme! Nuk di me të vërtetë se çfarë të bëj. Të ndërhyj apo jo aty ku besoj se nuk më takon, por ndergjegja nuk më lë të fle e qetë. Po ju tregoj me pak rreshta çfarë kam vënë re! Para një jave mora një vajzën e komshies sime për të fjetur me vajzën time. Ato janë moshatare 6vjeç. Meqenëse e mbajta pothuaj gjatë gjithë ditës mendova tu bëja të dyja vajzave një dush të shpejtë dhe tu jepja për të ngrënë. Kur e zhvesha pashë në kurriz dhe në krahë shenja ngjyrë violetë e lehtë. Jam tmerruar duke U përpjekur të gjej se nga apo kush të jenë shkaktuar! Si mendoni duhet të lajmëroj ndonjë autoritet apo të hesht sepse mund të jetë rrëzuar. Shenjat në kurriz mund edhe tregojnë rrëzim por ato të krahut nuk më bindën.... Dukeshin sikur vajza kishte rënë vetë mbi dorën e hapur të një të rrituri. Pra me shenja gishtash. Nuk arrij të vë gjumë në sy qëkur pashë atë trup të njomë të katandisur aq keq. Si mendoni duhet të lajmëroj dikë qoftë edhe anonim. Ju faleminderit nëse më ndihmoni me gjënë e drejtë që duhet të bëj. Ju përqafoj dhe ju uroj qetësi shpirtërore mama të faqes!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.328 seconds