- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- Letër nga djali, një babai të divorcuar
Letër nga djali, një babai të divorcuar
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 9 months ago #2571 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Letër nga djali, një babai të divorcuar was created by Facebook
I dashur babi!
Çdo natë shoh të njëjtën ëndërr. Më duket se ngrihesh në mëngjes, i përgjumur dhe kafja të vjen më e hidhur, se vetë helmi i largësisë sonë të përbashkët. Unë bëhem kokrriza e sheqerit që ëmbëlson mëngjeset e tua para se të shkosh në punë. Ti rrufit kafenë e ëmbëlsuar nga prania ime dhe të del gjumi plotësisht. I afrohesh krevatit tim dhe më admiron për minuta të tëra, para se të më fërkosh kurrizin, për të më nxjerrë butazi gjumin përtac të mëngjesit. Ëndërroj sikur je në autobuzin e parehatshëm të unazës, i rrethuar nga shumë njerëz, por edhe mes shumë njerëzish ti prapë ndihesh vetëm dhe mezi merr frymë... atëherë të them ngadalë të mbyllësh sytë dhe të më mendosh mua. Unë bëhem ajri yt I kondicionuar, bëhem klima jote dhe mushkëritë e tua thithin lirshëm oksigjenin, unë jam ajri yt që të mbush me frymë gjoksin. Sapo arrin në punë shefi yt bërtet me sa ka në kokë dhe ka filluar të mos e derdhë më rrogën tënde në datën e caktuar... Kriza i ka këto o Gëzim! Të paktën ti s'ke fëmijë për të rritur të prek në nervin tënd të zbuluar i pandjeshmi i të pandjeshmëve. Ti ul kokën i dëshpëruar dhe zemra të shqyhet më dysh nga dhimbja... atëherë unë bëhem gjuha jote dhe dal jashtë për ta përqeshur shefin tënd e ti qesh fort me mua pas kurrizit të tij... kur zbret mbrëmja unë të pres tek dera e oborrit, të pyes: u lodhe babi? Ti më merr në krahët e tu të fuqishëm dhe më tregon ditën tënde, më pyet për ditën time, përqafon dhe puth fort në buzë mamin e cila ndërkohë ka gatuar gjellën tënde të preferuar. Pas darkës, ti me mamin shtriheni në divanin e sallonit të përqafuar dhe qeshni fort me barcaletat e mia. Të dy bashkë me mamin shndërrohen në krahët e një zogu, që deri më sot nuk mund të ngrihej fluturim me një krah të vetëm. Zogut i duhen dy krahë që të fluturojë! Ai zog më merr mbi shpinë si patoku Martin Nilsin e zvogëluar dhe ngrihemi larg rrëmujës, larg mungesës tënde, larg brengave dhe realitetit të zymtë që jetoj pa ty pranë babi... Një jetë e re fillon të ndërtohet, një shtëpi, një familje... Ti ma shtrëngon fort dorën dhe nuk ma lëshon më kurrë babi.... Babi... Babi.... Rend të hap derën... por ti nuk je babi! E djela më duket kaq larg babi!

Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- Letër nga djali, një babai të divorcuar
Time to create page: 0.161 seconds