Ndoshta do t'ju duket qesharake, po nuk di kujt nga atyre tja lë foshnjen të kujdeset!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9073 by Facebook
Miremengjesi nëna të dashura!
Ndoshta do t'ju duket qesharake, po nuk di kujt nga atyre tja lë foshnjen të kujdeset! Dhe kete muaj po perpiqem te mbes shtatzane. E di do t'ju duket hall koti, por me besoni kisha frike t'a beja nje femije. Jemi te dy ne pune me bashkeshortin me ore te zgjatura.
Kemi dy gjyshet, njera jeton me ne, mami i burrit dhe tjetra afer lagjes sonë, qe eshte mami im.
Vetekuptohet se kam me shume besim tek mami im sesa tek vjehrra ime, por nuk di si tja them, qe tja le mamit. Po mire vjehrrës, po burrit si tja mbush mendjen, se eshte pak cun mamaje me thene te drejtën dhe me thote e pse s'ja linke dot mamit tim?
Por unë nuk dua tja le vjehrrës per shume arsye. Ju lutem me jepni një keshille si tja bej!
Faleminderit paraprakisht!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9074 by Facebook
E dashur mike e faqes sonë!
Pra me sa kuptova ju jeni e detyruar të ktheheni në punë ndaj duhet të mendoni që tani, pa nisur bebin ende që të mendoni se kujt tja lini.
Ju mendoni se ju ka zene halli, por ne mendojmë se duhet të jeni me shumë fat që të dyja gjyshet janë të gatshme të kujdesen për fëmijën.
Tani nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të sillni në jetë një fëmijë dhe të mendoni të bëni një zgjedhje që në radhë të parë t'i dhurojë fëmijës suaj dhe e dyta familjes suaj t'i lejoni t'i dhurojë një jetë të lumtur, pa konflikte, të ekuilibruar, të bashkuar. Se kush është kjo familje këtë besoj se e kemi kuptuar të gjithë! Ju urojmë lumturi!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.201 seconds