Shkaku i vertete eshte se babai i femijes u frikesua dhe nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 3 months ago #4233 by Facebook
Pershendetje B&V!
Kam disa dite që kam zbuluar faqen tuaj dhe vendosa tju shkruaj per nje hall të madh qe me ka zene!
Sivjet mbaroj maturën, por mora vesh nga testi qe jam shtatzene!
Mendoj se jam 3javeshe!
Por nuk eshte ky shkaku që vendosa t'ju shkruaj! Shkaku i vertete eshte se babai i femijes sim eshte vetem nje vit me i madh se une por u frikesua dhe nuk do të mbaje asnje pergjegjesi.
E tmerruar nga rezultati jam ne dileme te madhe. Kisha bere plane te vazhdoja studimet sepse edhe me nota jam shume mire!
Nuk di ç'të bej me femijen, zemra ma do, por nuk kam mundesi ta mbaj!
Nuk do t'i ofroja dot asgje.
Pastaj pa baba.....
Ju lutem pa me paragjykuar do doja nje keshille prej mike te vertete!
Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.281 seconds