Ti lë në dorë një të panjohure vajzën time? Gjallë në botë....

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2624 by Facebook
Ti lë në dorë një të panjohure vajzën time? Gjallë në botë....

Vallaj nuk arrij as ta paramendoj! T'ia lë shpirtin e shpirtit tim në dorë një babysitter-i që ndoshta rri gjithë kohën në Facebook! Asiherë! Më mirë e di se shtrëngoj rripin dhe sakrifikoj bukën e gojës! Ta çoj në çerdhe mes gjithë atyre mikrobesh dhe kushtesh skandaloze? Asiçik! Nuk do ta duroja dot një gjë të tillë! Po sikur ta rrahin se volli ushqimin? Po sikur ta keqtrajtojë apo thjesht të mos mendojë hiç për përgjegjësinë e madhe, që po i caktohet! Dhe kështu zgjodha të bëja mamin me kohë të plotë.
Kam punuar si gazetare në një revistë lokale dhe mund të them se hoqa dorë nga karriera për të rritur vogëlushen time. Kam punuar çdo ditë, edhe kur sëmuresha, e kisha me pasion punën time, por Adela ime ishte më e shtrenjtë se çdo profesion, sado i jashtëzakonshëm qoftë ai.
Nuk ia lë në dorë askujt rritjen e saj! As të panjohurve, që as ua ndjen për fëmijët tanë, por i parkojnë si një makinë të vjetër para televizorit e që nuk dinë një herë ti nxjerrin shëtitje, as gjyshërve, që ndoshta nga pakujdesia mund tju bjerë goca nëpër shkallë. Vajzën e zgjodha vetë ta lindja! Është përgjegjësia ime!
Dëgjoj shumë nëna që thonë :jam e detyruar të punoj. Kur je e detyruar të punosh mos bëj fëmijë!
Ndoshta gaboj, por ja që kështu mendoj! Sigurisht të kalosh nga karriera në shtëpiake "të dëshpëruar" nuk është e lehtë dhe mund ta bësh pa u lënduar, por një nënë duhet të bëjë sakrifica për fëmijën e vet ndryshe mos u bëj nënë!
Kur zgjat krahët foshnja ime e ëmbël unë jam aty, foshnja ka nevojë për erën e nënës, mezi pres orën e gjivaktit, të sakrifikohem për të, të jap gjithçka për të!
Asnjëherë nuk besoj se do pendohem, që zgjodha të bëja shtëpiaken dhe jam krenare, që i bëj vetë të gjitha! Është meritë vetëm e imja, e askujt tjetër!
Nuk dua të mburr veten, apo ti ngre lapidar, nuk i paragjykoj nënat që vendosin të mos i rrisin vetë, por nuk arrij të kuptoj si ju bën zemra ti lënë në duart e të panjohurve!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2625 by Facebook
Ky email ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  dhe është shkruajtur dhe redaktuar nga ne. Ndodhitë tuaja më domethënëse në jetë ndajini me Bebevogëlushet tona! Ne ju mirëpresim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.316 seconds