Më keqtrajtoi, sepse abortova pa e lajmëruar.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago #2549 by Facebook
Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Nuk i tregova që isha shtatzënë. Për arsye personale nuk po ia bie gjatë t'ju tregoj, po mjaftohem vetëm t'ju them se kur e njoha mirë mësova, se ai ishte njeri i dhunshëm. Nuk doja ta kaloja jetën me të, por isha shtatzënë kur e mësova. U mendova gjatë dhe u detyrova të abortoja pa i thënë. Gjeta një justifikim dhe e lashë. Tani rroj me frikën se nga çasti në çast do më dilte përpara. Dhe ashtu ndodhi
Më keqtrajtoi, sepse abortova pa e lajmëruar. Kishte detyruar shoqen time të fliste dhe ti thoshte pse e lashë. Ajo nga frika i tregoi për abortin. Akoma sot më shqetëson me telefonata dhe më ndalon rrugës të më mbushë mendjen të kthehemi bashkë. Edhe pse jetoj me frikë nuk kam për tu kthyer kurrë me të.
Ju falënderoj nëse publikoni dhe jepni ndonjë këshillë për këtë situatë. Gjithë të mirat ju uroj!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.200 seconds