- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Lindja e fëmijës
- Pas lindjes
- Unë e shijova bebin tim, aq sa mu lejua, por e humba pak pas lindjes
× Mirëqenia në ditet e para pas lindjes
Unë e shijova bebin tim, aq sa mu lejua, por e humba pak pas lindjes
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
10 years 8 months ago #2575 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Unë e shijova bebin tim, aq sa mu lejua, por e humba pak pas lindjes was created by Facebook
Mirëdita të dashura nëna të faqes Bebe & Vogëlushë!
Jam një nënë, pa fatin për të shijuar fëmijën tim të parë. Zoti vendosi ta marrë pranë vetes duke më lënë të shkretë 5vjet më parë. Mjekët thanë që i ndodhi ''vdekja në djep''. 2muaj me radhë u mësova me të, e vishja, e laja, i jepja gji. E desha me gjithë forcat e mia prej nëne, por nuk kishte qenë e thënë. Kisha dëgjuar shumë nëna që thoshin fëmijët duhet ti shijojmë për aq kohë sa i kemi, sepse na janë dhënë borxh dhe asgjë s'është e përjetshme. Unë e shijova aq sa mu lejua, por dhimbja ishte e madhe... derisa mora vesh para 5muajsh që isha shtatzënë. Sot bëmë ekon dhe është vajzë.
mu duk sikur rilinda për së dyti. Jemi të lumtur, se Zoti nuk na harroi. Po bëhemi sërish prindër! Por....... jam e terrorizuar se fëmijën tim mund ta humbas sërish ashtu siç ndodhi me fëmijën e parë. I kaloj ditët duke qëndisur grykoret dhe jastëkët ditën, por duke parë makthe natën! E dëshpëruar dhe me shpresën se nuk do jem më nënë e mallkuar ju lutem gjatë këtyre ditëve të mund të më jepni ndonjë informacion për të parandaluar vdekjen në djep! Dua të jem e informuar dhe e përgatitur për gjithçka, që vajza ime të rritet dhe ta gëzoj si gjithë nënat e botës! Do jua dija për nder për çdo këshillë qoftë edhe në gjuhë të huaj! I paçi me jetë engjëjt tuaj!
Jam një nënë, pa fatin për të shijuar fëmijën tim të parë. Zoti vendosi ta marrë pranë vetes duke më lënë të shkretë 5vjet më parë. Mjekët thanë që i ndodhi ''vdekja në djep''. 2muaj me radhë u mësova me të, e vishja, e laja, i jepja gji. E desha me gjithë forcat e mia prej nëne, por nuk kishte qenë e thënë. Kisha dëgjuar shumë nëna që thoshin fëmijët duhet ti shijojmë për aq kohë sa i kemi, sepse na janë dhënë borxh dhe asgjë s'është e përjetshme. Unë e shijova aq sa mu lejua, por dhimbja ishte e madhe... derisa mora vesh para 5muajsh që isha shtatzënë. Sot bëmë ekon dhe është vajzë.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Lindja e fëmijës
- Pas lindjes
- Unë e shijova bebin tim, aq sa mu lejua, por e humba pak pas lindjes
Time to create page: 0.584 seconds