× Linja natyrale, me operacion, në ujë... pyetje, përvojat, dyshimet dhe mendimet

Dashuria na bën Nëna, jo mënyra si i sjellim në jetë, as qumështi i gjirit

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2620 by Facebook
Linda me operacion dhe nuk dhashë gji! Tani më "vrisni" me fyerje

Tani që kanë kaluar disa muaj nuk dua t'ja di se çfarë thonë të tjerët. Unë e dua vajzën time dhe dashuria është ajo që ka rëndësi, jo dhënia gji apo operacion. Dashuria e nënës është më e fortë, se lindja natyrale, apo po nuk ndjeve dhimbjet e lindjes nuk je nënë, siç thonë shumë nëna. Ndihem një nënë e plotë edhe pse gjiri nuk më erdhi...
Doja me gjithë shpirt një lindje natyrale, por ja që natyra vendosi ndryshe...
Gjëja e parë që dëgjova nga kunata ime thënë në vesh vjehrrës ishte: shife dembelen as të pjellë nuk di, magjypja as nuk e di ç'është lindja natyrale!
Dhe kjo fjalë ma shpoi zemrën si me thikë tejpërtej. Pak ndihesh nënë leshi, pak ta thonë dhe depresionin ja ku ta falin. Por të duhet, edhe me dhimbje në plagë të ngrihesh të ushqesh vajzën, ke një jetë për të cilën je e vetmja mundësi përkujdesjeje. Edhe pse me serum në duar, shiringat njëra pas tjetrës. Netët e kaluara në karrige pa gjumë, për të mos u shtrirë, sepse duhet kohë që të shërohesh dhe të ngrihesh vetë në këmbë. Të dëgjosh dhe fjalët e tyre boshe dhe fyese.
Por le ti lëmë këto, hajt se po i kaloj, po kur nuk të vjen as gjiri dhe ti cmendesh nga dhimbjet për ta tërhequr, vajza qan e ulëret do të kapë e uritur gjirin, mbetet pa ngrënë dhe askush nuk vjen të të ndihë? Dhe ti provon akoma si e çmendur deri dhe në gjakosjen e gjirit dhe plagët që dhembin me shumë se kafshimet e reja? E dënoi Zoti, as qumësht nuk I dha! - dëgjoj të përshpërisin pas shpinës sime! Po ku merr vesh nga gjiri katunarja! Është mësuar me mjelë vetëm dhitë. Nuk di të krijojë lidhje me gocën! Kushdo të ishte nuk do binte në dëshpërim? Jo, mos dëgjoni kokëboshët injorantë, dashuria për fëmijën është më e fortë, se çdo gjykim meskin dhe hipokrit, është më e fortë se çdo lindje natyrale, më e madhe se gjiri im i shterur.
Dashuria na bën Nëna, jo mënyra si i sjellim në jetë, as qumështi i gjirit! Dashuria mëmësore na jep emrin e madh: Nënë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago - 10 years 7 months ago #2621 by Facebook
Ky email ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  dhe është shkruajtur dhe redaktuar nga ne. Ndodhitë tuaja më domethënëse në jetë ndajini me Bebevogëlushet tona! Ne ju mirëpresim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 7 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.169 seconds