mos ki frike, nga asgje, as nga semundjet as nga te papriturat. 

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 3 months ago #1592 by Facebook
Elda mirembrema, doja ti shkruaja nje koment asaj nenes qe kishte shqetesime emocionale por doja te isha anonim. 

Ti je nje nene e mrekullueshme edhe pse duket sikur ti nuk mendon keshtu per veten! 
Vetem nje nene e preokupuar ne maksimum mund te arrije ne nje gjendje te tille. 
Me ckuptoj une, ti deshiron te jesh e afte per cdo gje ne lidhje me shendetin e femijes, me siguri do kesh menduar, ah sikur te isha bere mjeke  por ne fakt nuk eshte keshtu. 
Nje gjendje stresi kam kaluar edhe une pas lindjes edhe pse shtatzania ishte e planifikuar. 
Doja te dija gjithcka per shendetin e tim biri, zhytesha ne lexime per cdo semundje te mundshme qe mund ta prekte dhe trembesha se mos me semurej vertet. 
E vizitoja shpesh edhe pse nuk kishte asgje dhe i rrija gjithe diten tek koka per ta monitoruar. 
Arrita deri aty sa mendova qe une ndoshta nuk isha gati per tu bere nene por ne fakt koha kaloi, djali rritej dhe une si nene rritesha bashke me te cdo dite! 
Kuptova qe nuk ka kohe te pershtatshme per tu bere nene, sepse mosha jote si nene do varet nga mosha e femijes tend. 
E vetmja gje qe mund te te them, dhe qe me ka sherbyer dhe mua eshte kjo.... 
Jepja veten tende jetes, leshoju pa frike, sepse te gjitha do kalojne dhe do mbash mend me te bukurat. 
Sado ne veshtiresi emocionale ta ndjesh veten tani, me beso, do vi nje cast qe do kuptosh se te jesh nene eshte vertete nje fat i madh! Vetem mos ki frike, nga asgje, as nga semundjet as nga te papriturat. 
Dil sa me shume qe te mundesh, krijo kontakt me natyren dhe do shohesh qe bota eshte nje vend shume i mire. 
Ti vertete je nje nene e mrekullueshme! 
Qofsh e gezuar!

Mund ta ndjekesh ketu statusin tend dhe te lexosh komentet e nenave :-)

www.facebook.com/BebeVogelushe/posts/826568104037816

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.388 seconds