- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Flasin Prinderit - Këshilla dhe Mbështetje për Mamat e reja!
- Që nga çasti kur humb të atin, djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbush 1 9muajsh
Që nga çasti kur humb të atin, djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbush 1 9muajsh
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
9 years 9 months ago #6837 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Që nga çasti kur humb të atin, djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbush 1 9muajsh was created by Facebook
Përshendetje nëna!
Unë jam motra e një djali gati 5 vjeçar dhe jam shumë e shqetesuar për të. Prindërit e mi dëshironin një djalë dhe e bënë me shumë dëshirë, por edhe me diferencë të madhe nga unë. Kur ishte 13 muajsh babit mjekët i gjeten tumor dhe pas 2vjetesh vuajtje ndërroi jetë. Që nga çasti kur humbi të atin djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbushi 19muajsh.
Mami im e lë para TV, se i duhej të punonte, si zonje shërbimi dhe kishte mundësi ta merrte me vete, por vetëm para televizorit. Pastaj filloi kopshtin dhe harmonia në shtëpi mungonte, si pasojë edhe e vështirësive ekonomike.
Psikologia e kopshtit tha që nuk është autik apo dicka tjetër të rëndë, por ka shqetësime të sjelljes, nuk arrin të shoqërohet me shokët, u gjuan dhe kur edukatoret i flasin përpiqet t'u gjuajë me grusht edhe atyre dhe nxjerr si justifikim histori me shtriga e shtrigane, që i rrinë pas kurrizit dhe i hanë bluzën. Këtë problem e ka vetëm në kopsht, në shtëpi sillet normalisht dhe i thotë të gjitha gjërat që mëson në kopsht vjersha, këngë, ninulla....
Eshte goxha i zgjuar.
Si mendoni nëna, si duhet të veprojmë?
Ju falenderoj nëse nuk na lini vetëm në këtë çast të vështirë!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
9 years 9 months ago #6838 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Që nga çasti kur humb të atin, djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbush 1 9muajsh
E dashur motër e faqes sonë! Në radhë të parë ngushëllime për humbjen tuaj. Së dyti po mundohem të marr me mend se çfarë po ndodh me vellain tuaj të vogël, ndaj ka shumë mundësi të mos jap ndonjë ndihmë kushedi se çfarë, gjithsesi shpresoj tju ndihmoj sadopak.
Humbja e babait është diçka shumë e rëndë, për mosha kaq të vogla. Më duket se fëmija nuk do të rrijë në kopsht dhe hap probleme aty, sepse ka frikë se kur të kthehet në shtëpi nuk do t'ju gjejë më, pra ka frikë se ju humb. Ka shumë mundësi të mos jetë kjo ndaj lutemi të kuptoni se po ju flasim thjesht si motër dhe diletante, nuk jemi psikologë. Mendoj edhe për nënën tuaj se është një grua e fortë, që ka kaluar një fatkeqësi pas lindjes së fëmijës e megjithatë mundohet me shpirt e thonj të rrisë e vetme një fëmijë,ndaj nuk kam luksin ta gjykoj se e lë para TV. Shtrigat dhe shtriganet e përrallave janë vendet e duhura, ku fëmijët shprehin frikerat, makthet, tmerret që ndjejnë brenda vetes.
Është një fat i madh, që ekzistojnë përrallat dhe fëmijët ua shprehin familjarëve apo edukatorëve ndjenjat, ndryshe do t'i bluanin, pa i çliruar kurrë si qelb brenda vetes.
Gjëja me të vërtetë e sigurte qe mund t'ju them është të vazhdoni takimet me psikologen, sepse është ndihma më e madhe që mund t'i jepni atij femije. Psikologia do ta ndihmojë me profesionalizëm të padiskutueshëm të kapërcejë dhimbjen, problemet dhe të ndihet i lumtur!
Urimet tona më të mira për ju, vellain dhe nënën tuaj!
Humbja e babait është diçka shumë e rëndë, për mosha kaq të vogla. Më duket se fëmija nuk do të rrijë në kopsht dhe hap probleme aty, sepse ka frikë se kur të kthehet në shtëpi nuk do t'ju gjejë më, pra ka frikë se ju humb. Ka shumë mundësi të mos jetë kjo ndaj lutemi të kuptoni se po ju flasim thjesht si motër dhe diletante, nuk jemi psikologë. Mendoj edhe për nënën tuaj se është një grua e fortë, që ka kaluar një fatkeqësi pas lindjes së fëmijës e megjithatë mundohet me shpirt e thonj të rrisë e vetme një fëmijë,ndaj nuk kam luksin ta gjykoj se e lë para TV. Shtrigat dhe shtriganet e përrallave janë vendet e duhura, ku fëmijët shprehin frikerat, makthet, tmerret që ndjejnë brenda vetes.
Është një fat i madh, që ekzistojnë përrallat dhe fëmijët ua shprehin familjarëve apo edukatorëve ndjenjat, ndryshe do t'i bluanin, pa i çliruar kurrë si qelb brenda vetes.
Gjëja me të vërtetë e sigurte qe mund t'ju them është të vazhdoni takimet me psikologen, sepse është ndihma më e madhe që mund t'i jepni atij femije. Psikologia do ta ndihmojë me profesionalizëm të padiskutueshëm të kapërcejë dhimbjen, problemet dhe të ndihet i lumtur!
Urimet tona më të mira për ju, vellain dhe nënën tuaj!
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Flasin Prinderit - Këshilla dhe Mbështetje për Mamat e reja!
- Që nga çasti kur humb të atin, djali bllokohet, nuk ecën me, dhe rifillon të ecë kur mbush 1 9muajsh
Time to create page: 0.308 seconds