Ajo ka keqformim. Thonë iiii shife atë gocën, çfarë trupi, shih si e ka fytyrën, po duart iiii...!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago #6776 by Facebook
Të dashura mikesha të faqes B&V!
E kam zemrën të mbushur me dhimbje dhe më kullon lot e gjak për vajzën time që para 2vitesh lindi me një sindromë të rëndë keqformimi konxhenito. Ajo ka në fytyrë dhe kokë një keqformim dhe gjymtyrët gjithashtu.
Këto keqformime ndikojnë në fizikun e saj, por unë ju kërkoj sot të ndihmë mbi atë çka mendojnë njerëzit kur e shohin në rrugë.
Sa herë që dalim nga shtëpia për shëtitje, për të shkuar të pimë një kafe, bëjmë pazar etj, njerëzit ndalen dhe ma shohin vajzën me ngulm. Përpiqem të kuptoj, që është normale deri diku reagimi i tyre, por më e keqja është kur prindërit e fëmijëve të vegjël e të mëdhenj nuk bëjnë asgjë, për t'i qortuar, kur thonë iiii shife atë gocën çfarë trupi, shih si e ka fytyrën, po duart iiii...!
Çdo herë, që dalim mbytemi nga trishtimi!
Kështu do të jemi gjithmonë si shoqëri? Kështu do të jetë gjithmonë për engjëllin tim?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago - 9 years 10 months ago #6777 by Facebook
E dashur mami!
Nuk e di si do të reagoja në vendin tuaj dhe më vjen keq, që po kaloni këtë kalvar, që nuk e meritoni. Kështu qe kerkova në sitet e psikologëve italianë dhe gjeta pak, le të themi mënyra të shpjegimit, që mund t'u jepni fëmijëve, që ju fiksojnë në atë mënyrë vajzen. Mund të provoni ta parandaloni menjëherë në çastin kur fëmijët "afrohen", duke ju drejtuar atyre me ëmbëlsi psh: Përshëndetje! Të prezantoj me (Emrin e vajzës suaj)! Ajo është një fëmijë pak i veçantë! Po ti si e ke emrin? Shpresoj se po të arrini të gjeni mënyrën më të mirë për të hyrë në dialog me fëmijët edhe jeta juaj do bëhet më e durueshme.
Mendoj se të gjitha nënat, kur shohin fëmijë të veçantë duhet t'u mësojnë fëmijëve të tyre të prezantohen në këtë mënyrë.
Ju lëmë urimet tona më të mira!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.373 seconds