Djali im nuk futet me njerëz të huaj, ka frike

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 4 months ago #3906 by Facebook
Pershendetje!
Djali im nuk futet me njerëz të huaj ka frikë mbështet pas meje ose qan po ta marre njeri në krahë!
Eshte 19 muajsh!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 4 months ago #3907 by Facebook
Gjatë kohës së lodrimit shoqeroje djalin tek loja që vendosni të bëni dhe kur e sheh se i pelqen të luajë dhe përqendrohet mundohu të largohesh duke e lajmëruar që kthehem shpejt ose nëse më kërkon jam këtu. Rri afër dhomës ose vendit ku po luan por jo ngjitur. Bej ç'është e mundur që sa herë që kthehet për të parë a je aty! Ti te jesh aty! E qetë dhe pa ndjenja faji pse u largove. Ndonjehere fëmijët e kësaj moshe ndjehen në faj që e lanë nënën vetëm dhe ndiejnë frikë se i ka braktisur nëse ka ikur dhe nuk e gjen më aty. Në këtë moshë gjithashtu luan rol dhe frika nga të panjohurit, frika se nuk do t'i pranojnë për atë që janë dhe kthehen tek nëna. Nëna duhet të jetë aty kur femija të kthehet. Ndaj përsëriteni shpesh këtë largim tuajin duke e njoftuar se po ikni dhe më gjen këtu kur të vish. Pas shumë tentativash djali do ta kapërcejë frikën se po u largua për pak kohë, nuk do t'ju gjejë juve aty. Mami do të jetë aty dhe e lumtur që fëmija shkoi, luajti me të tjerët dhe u kthye sërish dhe bëri pervoja të reja në jetë. Disa herë Bravo nga ana e mamit do ta sigurojnë edhe më tepër se fëmija bëri vetëm mirë që iku dhe luajti edhe me fëmijë të tjerë apo të rritur të tjerë përveç mamit :) :) :) :)

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.201 seconds