× Vuajtjet, dhimbjet para lindjes...

Doktori me tha vetem nje gisht je hapur dhe ujerat e bebit jane OK, mirepo kam qe pas vizites..!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9157 by Facebook
Pershendetje!
Jam ne javen e 39+2 te shtatzanise.
Para 2 diteve shkova te bej nje vizite, per te pare nese isha hapur.
Doktori me tha vetem nje gisht je hapur dhe ujerat e bebit jane OK, mirepo kam qe pas vizites qe lagem shume nga mbathjet si dhe pata pak si kafe dy dite rresht.
Mos jane shenja lindje. Doktori me tha qe bebi eshte 4100 para 4 ditesh.
Frika ime qendron a do te arrij ta lind vete femijen. Dhe levizjet keto dite i ka shume te pakta.
Me falni se u zgjata shume por ankthi me eshte bere shqetësues! Faleminderit!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 5 months ago #9158 by Facebook
Si të kuptojmë dallimin midis plasjes se ujërave dhe humbjeve të sekrecioneve të bardha?

Ka dy shenja që na bën të dallojmë lëngun amnistia ose thjesht humbje urinare ose vaginale

Provoni të vini një pecetë higjienike pambuku, që lahet, për të kontrolluar se kur duhet ndërruar.
Nëse peceta bëhet për t'u ndërruar pas 30minutash mund të kemi të bëjmë me humbje të lëngut amniotik, i cili nuk ka erë, pra ndryshe nga humbjet urinare dhe vaginale nuk ka asnjë ngjyrë.
Nëse dyshojmë për humbje të lëngut amniotik, sidomos kur jemi në ditët e fundit të shtatzanise duhet konsultuar urgjentisht mjeku.
Dy faktorë duhet të kemi parasysh:

SASIA e lëngut amniotik. Nëse bëhet fjalë për pak pika mund të shkojmë me qetësi tek mjeku, ndërkohë vërtetojmë cfarë janë humbjet që na ndodhën.
Nëse lëngu është i bollshëm menjëherë në spital.
NGJYRA. Nëse lëngu është pa ngjyrë mund të shkojmë me qetësi tek mjeku.
Nëse është ngjyrë e gjelbër në të verdhë menjëherë në spital, sepse mund të kemi të bëjmë me vuajtje të fetusit dhe këtë gjë në kushte shtëpie nuk mund ta dimë me siguri!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.225 seconds