× Të kuptojmë simptomat, të zbulojmë arsyet...

Nuk mendoja asgjë tjetër përveç babit, as haja gjatë shtatzënisë, as nuk doja njeri afër meje.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago #2545 by Facebook
Të dashura nëna të Bebevogëlushë!
Si fillim ju uroj jetë të gjatë engjëjve tuaj! Së dyti doja t'ju tregoja edhe unë përvojën time sidomos tani pas lindjes. Kam 3muaj që kam lindur. Gjatë periudhës sime të shtatzënisë humba gjënë më të shtrenjtë në botë babain tim. 3muajt e fundit në barkun tim ishin një barrë e madhe dhe e rëndë për tu çuar përpara. Nuk mendoja asgjë tjetër përveç babit, as haja gjatë shtatzënisë, as nuk doja njeri afër meje. Falë dashurisë së tim shoqi, përpjekjeve të tij për të më kuptuar dhe ndihmuar e çova deri në fund shtatzaninë. Po të mos ishte ai nuk besoj se do lindja fëmijë të shëndetshëm, sepse më nxirrte dhe gjente menyra nga më të ndryshmet duke organizuar piknike, darka me miqtë etj. Theksoj se në adoleshencë kaloja në anoreksi sa herë që më ndodhte diçka e keqe apo problem. Pas kësaj periudhe të trishtuar dhe të vështirë, fillova të kujdesesha mjaft mirë për bebin tim, gjatë tre muajve të parë vetëm hante dhe flinte. Nuk ka asnjë javë që çdo darkë më këputet shpirti duke e dëgjuar të qajë me dënesë. Trishtohem dhe ndjej se është një periudhë e fortë postpartum. Nuk di në do arrij të marrë ndihmë, por kam frikë se kjo është periudha e kolikave dhe ndjej se gjithçka po më rrëshqet nga duart. Nxehem dhe qaj gjithë kohës, jam shumë e dobët para bebit tim të mitur. Nuk di ç'të bëj nga dëshpërimi. Vjen darka unë dridhem e gjitha..... Ju faleminderit për çdo opinion apo ndihmë nga ana juaj! Ju përshëndes!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.182 seconds