Kam nevoje per kenaqesite e vogla, qe te fal nje burre, jo vetem per...

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6767 by Facebook
Përshëndetje vajza!
Kam nevojë për ju të më ndihmoni, te me degjoni.... Kam nje femije 1vit e 2muaj.
Une dhe burri jemi te lumtur, por une ndihem e pasigurte në vetvete, me ka hyrë një frikë e madhe, se mos nga çasti në çast burri im do te na lere, do largohet, do na braktisë.
Gjate shtatzanise me dukej se ishim shume here me intim është me njeri tjetrin, sesa tani pas nje viti nga lindja e fëmijës sone.
Ndonjëherë mendoj se ai s'ndjen me dashuri per mua dhe rri prane nesh vetem per hir te bebit.
Kemi rene pre e rutinës, nuk me perkedhel me si me pare, por me con menjehere drejt aktit seksual.
Mua me eshte bere mendja vetem pune, shtepi, djali...
Kam nevoje te me perkedhele si dikur dhe nuk arrin te me perkedhele, ndaj ndihem aq keq sa me eshte peshtirosur vetja.
Kam nevoje per kenaqesite e vogla, qe te fal nje burre, jo vetem per...
Cfare mund te bej, per te mos u ndjere kaq shpifur?
Faleminderit paraprakisht!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #6769 by Facebook
E dashur nënë e re e faqes sonë!
Mënyra sesi ndiheni nuk ndodh rrallë pas lindjes së fëmijës. Madje ndodh pothuajse tek shumica e nënave. Ardhja në jetë e një fëmije ishte prish çiftit pak a shumë ekuilibrin.
Më parë vëmendje i kushtonim vetëm partnerit, tani gjithë vëmendja jonë i dedikohet edukimit dhe perkujdesjeve të të porsalindurit.
Eshte e vërtetë, që jeni bashkë për fëmijën, por jo vetëm kaq, ju lidh edhe ndjenja...
Fëmija krijon varësi të shëndoshë pikërisht në sajë të lidhjes me mamin dhe më vonë edhe me babin. Kjo lidhje e ngushtë do të bëjë që fëmija të ketë mundësi të zhvillojë potencialitetet e veta.
Krijoni për njeri tjetrin hapësira kohore dhe fizike si psh një fundjavë dedikuar njeri tjetrit, një darkë jashtë apo thjesht gjëra që ju intereson pëlqeni si çift.
Duhet të mundoheni të dilni nga situata, që ndjeni për veten edhe pse kuptohet nuk keni shumë dëshirë ta bëni.
Kjo jo dëshirë mendoj se vjen nga fakti se ndoshta ju mungon autostima dhe kështu nuk merrni iniciativën e para.
Ndoshta partneri juaj e mendon si ju dhe kridheni të dy në punë dhe fëmijë sepse nuk arrini ta hapni këtë debat me njeri tjetrin. Mundohuni të tregoheni të hapur dhe flisni.
Nëse nuk mundeni duhet të provoni edhe figurën profesionale të një psikologu.
Ju lëmë urimet tona më të mira!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.269 seconds