× Ditëlindjet, lindjet, fillimin e shtatzënisë...

Lojëra për fëmijë nga operatori edukativ Bebe&Vogëlushë! Formimi I një grupi muzikor (Band)

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 6 months ago #3388 by Facebook
Lojëra për fëmijë nga operatori edukativ Bebe&Vogëlushë! Formimi I një grupi muzikor (Band)

Fasha e moshës 0-14vjeç
Sot formuam një orkestër të vogël të përbërë nga:
Fëmija i parë 5muajsh:
këngëtar/ose përgjegjës për të bërtiturat duke ndjekur muzikën që luanin artistët më të mëdhenj të grupit.

Fëmija i dytë 3vjeç:
Fizarmonikë

Fëmija i tretë 5vjeç:
Bateri/ ose shpikës i lapsave (të kthyer në shkopinj baterie)

Fëmija i katërt 7vjeç
Sister/ose kryetar i një vegle të re muzikore, një shishe plastike e mbushur me kopsa të mëdha shumëngjyrëshe të mbyllur fort dhe izolim të tapës me scotch.

Fëmija i pestë 10vjeç
Flaut dhe kantautor /përgjegjës për gjetjen e ritmit për të kapur, apo zgjedhjen e repertorit të band-ës.

Loja shumë e përshtatshme për një ditë me shi. Zhvillimi: 2orë të mira që prindi gjen kohën të lajë pjatat në lavaman.

Efektet anësore negative të lojës: shurdhim i përkohshëm i veshëve të prindit të shkretë. :)

Efektet anësore pozitive: nuk do dëgjoni për të paktën 3ore :) mami s'kam ç'të bëj, u merziiitaaaaaa! :)

Ndalohet kopjimi dhe publikimi i kësaj loje, përveçse për përdorim shtëpiak :)))))))))

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 6 months ago #3389 by Facebook
Nëse dëshironi te shtoni komentet tuaja apo të lexoni komentet e Bebevogëlusheve tona ja linku përkatës .

m.facebook.com/story.php?story_fbid=1004...46307063333&refid=17

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.182 seconds