10 rregulla baze per te rritur femije shpirterish te shendetshem.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 6 months ago - 11 years 6 months ago #849 by Facebook
Doktori psikolog i njohur Lawrence Steinberg mbas nje studimi shume vjecar ne librin e tij " The ten basic principles of good parenting" jep disa keshilla te vlefshme.

1- Ajo qe beni dhe jo ajo qe thoni eshte e rendesishme.

E para dhe teper e rendesishme ne edukimin e femijes tuaj eshte ,shpjegon dr. Steinberg , qe veprimet tuaja kane nje rendesi te madhe ne menyren e sjelljes se femijes.mos veproni asnjehere per momentin por perpara pyesni veten: cfare ndikimi do te kete tek femija im?

2 - Eshte thjesht e pamundur qe dashuria e tepert te " prishe" femijet.
Shpesh here mendojme se dashuria e tepert i " prish" femijet por kjo eshte shume gabim, te tjera gjera jane ato qe kane nje veprim te tille tek femija jone,dhenia e gjerave materiale lodra, veshje etj. Me shumice kur jane te panevojshme, pranimi i kapricove pa arsye,justifikimi i sjelljeve jo te mira , jane disa nga arsyet qe " prishin" dhe mesojme keq femijen tone dhe jo dashuria ,perqafimet,puthjet, fjalet e embla dhe cdo menyre shprehje e dashurise .

3 - Te keni gjithmone nje prani aktive ne jeten e femijes tuaj.
Eshte e rendesishme prania juaj aktive , tregon qe jeni aty shpirterisht dhe fizikisht. Prania aktive nuk do te thote qe ju te bini veprimet qe duhet te beje femija juaj, jo lereni te veproje vete, te kete inisiative, korigjoheni aty ku duhet, lereni te shprehe lirshem mendimin e tij. Te ti lini te kuptojne se jeni prane tyre, megjithese per ju kjo eshte nje sakrifice sepse kerkon kohe dhe duhet te lini mbas dore gjera qe mund te benit per veten tuaj, por ja vlen per te patur nje femije sa me te lumtur dhe te edukuar drejt.

4 - Pershtateni menyren e sjelljes tuaj me moshen e femijes tuaj.
Pershtatini hapat tuaja me moshen e femijes tuaj mosha eshte ajo qe luan nje rol te madhe ne sjelljen e femijes tone.p.sh.eshte i njejti cift rrotullimi drejt pavaresise qe ben nje femije 3 vjec te thote per cdo gje "jo" dhe qe i jep nxitje te mesoje te vetesherbehet ne wc.
Eshte i njejti cift rrotullimi "shperthimi" per nje zhvillim mendor qe i jep nje femije 13 vjec kuriozitetin dhe deshiren te pyesi per cdo gje me manine e kundershtimit.

5 - Vini rregulla dhe zbatojini ato.
Ne qoftese nuk jeni ne gjendje te kontrolloni sjelljen e femijes tuaj qe ne moshe te vogel atehere ai do ta kete veshtire te kontrolloje veten kur te rritet dhe nuk do te jete nen mbikqyrjen tuaj. Ne cdo moment, dite dhe nate duhet te jeni ne gjendje tu pergjigjeni 3 pyetjeve:
1 ku eshte femija im?
2 me ke eshte femija im?
3 cfare ben femija im?
Rregullat qe ka mesuar femija juaj nga ju jane ato qe ai do te zbatoje ne jeten e tij me vone.
Sigurisht nuk mund te kontrolloni vazhdimish dhe per cdo gje femijen tuaj mire eshte p.sh. Qe mbas shkolles fillore ta lini te beje vete mesimet e tij.lereni gjithashtu te beje vete zgjidhjen per shume gjera mos nderhyni vazhdimisht.

6 - Kurajoni femijen tuaj per panvaresine e tij.
Kurajimi ne panvaresine e tij eshte nje drejtim i sakte per rrugen qe do te marre femija juaj ne jete, sigurisht duke vene dhe kufij ne kete aspekt.jane te nevojshem te dyja qe te jete i suksesshem ne jete.eshte mese fisiologjike qe femija juaj te kerkoje panvaresine e tij, por eshte gabim nga disa prinder qe kete nevoje ta shpjegojne si sjellje arogante te femijes se tyre.eshte e natyrshme qe femija te krijoje panvaresine e tij , eshte e rendesishme te kuptoje qe eshte ai qe kontrrollon jeten e tij dhe jo dikush tjeter.

7 - Te jeni korrekt.
Ne qoftese rregullat qe keni vendosur i ndryshoni dite me dite ose kerkoni zbatimin e tyre kohe pas kohe atehere per sjelljen jo e mire e femijes tuaj jeni ju shkaktare dhe jo femija juaj.theksoni rregullat per te cilat jeni te prere dhe kerkoni zbatimin e tyre.sa me shume fuqia juaj prinderore mbeshtetet ne korektesine tuaj dhe jo ne fuqine tuaj aq me pak mundesi ka qe femija juaj ti kundeshtoje ato.

8 - Zhdukeni menyren e disiplines me dhune.
Dhuna eshte e ndaluar ne menyre kategorike e cfaredo lloji qofte ajo. Ka shume menyra te tjera per te patyr rezultatin qe deshironi.

9 - Jepni shpjegime per rregullat dhe vendimet tuaja.
Prinderit kane kerkesa nga femijet e tyre dhe presin nga ata qe ti zbatojne keto kerkesa, shkruan dr, steinberg.pergjithesisht prinderit kushtojne shume kohe duke ju pergjigjur femijeve ne moshe te vogel dhe plotesisht e kunderta me femije ne moshe adolishente, gabim , shpjegoni dhe flisni akoma me shume ne kete moshe, per ju si prinder jane te qarte kerkesat tuaja por per femijen tuaj nuk jane , ato nuk kane te njejten mendim me ju, nuk kane te njejtin prioritet,nuk kane pervojen tuaj.

10 - Silluni femijes tuaj me respekt
menyra me e mire qe te merrni nga femija juaj respekt, shkruan dr. Steinberg, eshte qe te silleni dhe ju me respekt kundrejt tij.flisni me edukate dhe qete, respektoni mendimet e tyre,kushtani vemendje kur ju flet,silluni me miresi, mundohuni tu beni gjera qe i kenaqin,
femija juaj sillet me te tjeret ne te njejten menyre qe silleni ju me ta.
Mos harroni kurre qe marrdheniet tuaja me femijet tuaj jane themelet mbi te cilat ata do te ndertojne marrdheniet e tyre me te tjeret.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 11 years 6 months ago by ishpifuri.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.184 seconds