Sa ti zë me goje prerjen e flokëve qan dhe më lutet që mos t'ja pres.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6895 by Facebook
Pershëndetje bebe & vogelushë dhe ju nëna të dashura!
Kam gocën gati 4 vjeç.
Shkon në kopësht.
Unë doja që tja prisja pak flokët te paktën tja bëja presje,mirepo sa ti zë me goje prerjen e flokëve qan dhe më lutet që mos t'ja prese.
Mua më dhimbset keshtu, eshte gjithe diten në kopsht .
Kur e marr nga kopshti eshte shpupuritur koka.
Mendoj që eshte akoma e vogel për floke te gjata.
Si thoni ju a te ja mbaj te gjata apo tja pres, nqs po si tja mbushi mendjen.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago - 9 years 9 months ago #6896 by Facebook
E dashur mama!
Tek shume fëmijë gjejme frikën për të prerë flokët, ndonjëherë edhe thonjtë.
Atyre u duket sikur po u prish dicka, nga Uni i tyre, që po e ndërtojnë vetë.
Çfarë duhet të bëjmë në këto raste? Nuk duhet ta marrim sikur fëmijët po na bëjnë naze. Edhe t'i bërtasësh është e kotë,thjesht do ta shtyjmë të na kundërshtojë më shumë. Duhet t'i thoni se e kuptoni frikën e saj,por flokët do rriten sërish dhe se i presim nuk humbim asgjë,nuk do të ndryshojë thjesht do jetë më e bukur dhe e rregullt.
Merreni me vete kur prisni flokët, jo për t'i prerë dhe fëmija, por thjesht për të parë ju kur i prisni dhe bëheni më e bukur.
Kur të ktheheni në shtëpi luani parukierësh.
Kjo do ta ndihmojë ta kuptojë dhe ta pranojë më lehtë atë që pa të berberi.
Çojeni tek berberi me vëllanë, motrën ose një mikeshë të vetën. Kjo do ta ndihmojë të ndajë "dhimbjen" dhe frikën.
Kur të keni mbaruar kaloni te fotografi për të shkrepur një foto të lezetshme.
Duhet të dëgjojmë edhe fëmijët se si e do modelin e flokëve, psh nëse do flokët e gjata, të arrijmë një marrëveshje, të mos i presim shumë të shkurtra.
Në fund e lavderojme dhe i themi se modeli i ri i flokëve i rri shumë mirë.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.379 seconds