× Gëzimet, shqetësimet, problemet nga ngjizja deri ne lindjen e fëmijës

Një ofendim nga im shoq, që thotë duhet të bëjmë testin e atësisë, foshnjës sonë.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6859 by Facebook
Mirembrema nëna!
Dua të ndaj me ju një ofendim, sepse kështu mendoj se është, një ofendim nga im shoq, që thotë duhet të bëjmë testin e atësisë, fëmijës sonë.
Ka tre herë që ma përsërit këtë kërkesë dhe unë me thënë të drejtën, herën e parë e mora si shaka, por herët e tjera më erdhi si një thikë pas shpine.
Ai nuk ka qenë kurrë një tip xheloz, më ka dashur dhe trajtuar gjithnjë me respekt, por me këtë që kërkon, më ka poshtëruar shumë. I thashë: po çne që po ma kërkon, të kam dhënë ndonjë shkak, që të mos besosh tek unë.
Ai më tha :ashtu kot, për kuriozitet. Pse çfarë ka të keqe?
Mezi pritëm të mbetesha shtatzënë dhe në vend që ta gëzonim foshnjën tonë, në paqe, tani duhet të shqetesohem në këtë lloj mënyre unë dhe bebi.
Si mendoni a kam të drejtë të indinjohem nga kjo gjë, apo gaboj dhe hidhem kot përpjetë, ska asgjë për ofendim?

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #6860 by Facebook
Shumë e dashur nënë e re! Me sa kuptoj jeni shtatzënë, sepse thoni duhet të shqetësohemi kështu unë dhe bebi.
Ju nuk keni asnjë lloj problemi, ai që ka probleme është bashkëshorti juaj.
Është ai që nuk arrin tju dorëzohet deri në fund juve dhe të bëheni Një.
Nëse këto kohët e fundit ka një shkak për sjelljen e tij, qoftë edhe mikroskopik mund edhe "të justifikohet" sjellja e tij, por me sa shkruani ai nuk duket se ka një arsye reale për të dyshuar. Këto shenja tregojnë, që nuk ka siguri të fortë në vete, nuk po arsyeton në mënyrë logjike dhe sidomos po e torturon edhe ideja fikse.
Mendoj në këtë rast, bëni testin dhe përmendjani shpesh se e ka torturuar veten me budallallëqe kot së koti.
Të gjithë në këtë jetë gabojnë, edhe ai gabon.
Pershendetje të përzemërta!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.158 seconds